Melani Trump – Ja pse djali i vogël shifet arrallë në publik

Barron është djali më i vogël i presidentit të SHBA’së, Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump. Por ky fëmijë, shumë rrallë shihet në publik, e arsye për këtë është dëshira e nënës së tij

Ka pasur shumë persona të cilët vazhdimisht e kanë ngritur si çështje qëndrimin e Barron larg syrit të publikut dhe mediave.

Madje, ka pasur të tillë të cilët i kanë studiuar gjuhën e trupit, dhe kanë dhënë deklarata kinse ai është i sëmurë me autizëm.

Sidoqoftë, një gjë e tillë po del të jetë plotësisht e gabuar dhe kjo ‘fshehje’ e tij nga mediat është dëshirë e nënës së tij, Melanias. Arsyeja pse Melania dëshiron ta mbajë të birin larg syrit të publikut, është fëmijëria e vështirë që e ka pasur vet ajo

E lindur në një familje shumë anëtarëshe dhe të varfër në Slloveni, zonja Trump çdo herë ka dashur të bëhet e famshme. Mirëpo me kalimin e kohës, ajo e ka parë që edhe fama i ka të këqijat e veta.

Duke marrë parasysh këtë, ajo ka dashur që i biri i saj të ketë një jetë larg publikut dhe famës.

Ndryshe, Barron është fëmija i 5-të në familjen më të fuqishme amerikane, pas Ivanka, Donald Jr., Tiffany dhe Eric Trump.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje