“Kristali” arreston një shtetas, sekuestron 15 doza kokaine

Fier – Finalizohet  operacioni policor antidrogë i koduar “Kristali”. Operacioni për goditjen e shpërndarjes në doza të vogla të drogave të forta

Sekuestrohen 15 doza Kokainë. Arrestohet shtetasi që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me  shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla, organizuan punën duke  finalizuar operacionin e koduar “Kristali”.
Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.Ç, Policia  gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale 15 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore  u bë arrestimi  në flagrancë i shtetasit , L.Ç, 37 vjeç, banues në Fier.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje