Tentoi vetëvrasjen/ Policia shoqëron të sëmurin mendor

Patos – Policia e Patosit arretoi një 30-vjeçar që si pasojë e depresionit ishte mbyllur në katin e gjashtë të pallatit ku jeton dhe kishte qëlluar veten me thikë në pjesën e kraharorit.

Personi i mbyllur në katin e gjashtë të pallatit  është identifikuar si Neli Xhelaj, rreth 30 vjeç, i cili kërcënonte se do të vetëvritej.

Policia dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes dhe negociuan me shtetasin në fjalë, i cili është mbyllur brenda banese rreth orës 06:00 të kësaj të enjte. Por pas afro katër orësh negociatash me të, i riu është nxjerrë nga banesa në pranga. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje