Pas Kosovës, G4shi bën tatuazh fytyrën e DJ Snake

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Labinot Gashi (i njohur si G4shi), është mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Në llogarinë e tij personale në Instagram numëron mbi një milion ndjekës, për të cilët publikon imazhe dhe video të llojllojshme.

Këngëtari shqiptar të martën kishte shtuar një tatuazh të ri në pjesën e barkut me mbishkrimin ‘Kosovo’, ndërsa tani ai në rrjetet sociale po ashtu tregon se ka realizuar edhe një tatuazh të ri, fytyrën e DJ të njohur francez, Dj Snake.

(G4shi shton tatuazh të ri, foto:InstaStory)

G4shi javën e kaluar ka lansuar këngën e re latine “Wink Emoji”, klipin e të cilës e kishte bërë në Kolumbi.

Ai do jetë i pranishëm edhe në festivalin “Sunny Hill”, të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa

Be the first to comment

Lini një Përgjigje