Rita Ora shton edhe 2 tatuazhe të reja

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, po shijon suksesin e turneut të saj botëror, “Phoenix”.

Pas koncerteve në Australi dhe Azi, Ora tani ka mbushur edhe sallat e koncerteve në turneun evropian.

Rita Ora (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Shumë prej momenteve të veçanta nga koncertet, Rita i ndan me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 14 milionë ndjekës.

Së fundmi, Ora ka treguar përmes disa fotografive të publikuara se ka realizuar dy tatuazhe të reja, tek mjeshtri i tatuazheve që ka vizatuar një pjesë të mirë të tyre në trupin e këngëtares.

“Pas përfundimit të turneut evropian, ishte e drejtë që të shkoja te legjenda, ky është HENK”, ka shkruar Rita, teksa ka prezantuar artistin e tatuazheve.

Ndërkohë, dy tatuazhet e reja që Ora ka realizuar në trupin e saj janë një thikë mbi një zemër në shpinën e saj, dhe disa shenja me domethënie në gishtërinjtë e saj.

Tatuazhi i ri i Ritës në shpinë (Foto: Rita Ora/Instagram)

Përndryshe, në hapësirën për komente nuk kanë munguar edhe reagimet e shumta nga fansat, të cilët i kanë pëlqyer dy tatuazhet e reja të saj. /

Tatuazhi i ri i Ritës në gishtërinj (Foto: Rita Ora/Instagram)

Be the first to comment

Lini një Përgjigje