Reforma zgjedhore/ PS: PD të caktojë përfaqësuesin e saj

HERMES, agjensi udhëtimi

Ditën e martë do të zhvillohet mbledhja e parë e komisionit të formatuar të Reformës Zgjedhore, pas vendimit të opozitës së bashkuar për djegien e mandateve. Komisioni do të jetë nën drejtimin e dy bashkëkryetarëve, deputetit të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurit dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Rudina Hajdarit.

Sakaq, sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjoncaj, i ka adresuar PD-së një letër me kërkesën e dërgimit të emrit të vëzhguesit të tyre, i cili sipas ndryshimeve të miratuara nga legjislativi, do të gëzojë të njëjtat të drejta që u përkasin edhe dy bashkëkryetarëve. “Jeni të ftuar të caktoni një përfaqësues të subjektit tuaj politik, për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit”- shkruhet në letrën drejtuar sekretarit të përgjithshëm të demokratëve, Gazmend Bardhit.

Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të mblidhet të martën në 17:00 në Kryesinë e Kuvendit. Në rendin e paracaktuar të kësaj mbledhjeje përfshihet miratimi i agjendës së punës së komisionit dhe do të parashtrohet kërkesa për mbështetje me ekspertizë nga OSBE-ja lidhur me sistemin zgjedhor.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje