Monika Kryemadhi: Rama trëndafilin e PS e ktheu në uturak

Tiranë – Mesazhe te forta ka dhene nga Konventa e LSI-se, kryetarja e partise, Monika Kryemadhi.

Teksa e cilësoi kryeministrin Rama një telekomandë me dy funksione që komandon krimin dhe komandohet nga ata, ajo ka theksuar prere se prej sot kemba e LSI-se do te kete vetem ne gaz dhe jo me ne frena.

Duke i bere thirrje shqiptareve te bashkohen ne protesten e 11 majit, Kryemadhi ka deklaruar se nuk do te kete zgjedhje farse pa opoziten.

“PPP-të janë që privati të fillojë të punojë me paratë tij dhe t’i marrë vit pas viti nga shtetit por ky njeri e ka deformuar PPP sepse shteti ia jep të gjitha që në fillim.
Rama sot është një telekomandë me dy funksione, në njërën anë marrëse ku ky njeri merr dhe komandon krimin e organizuar dhe oligarkët dhe nga ana tjetër komandohet nga ata. Beteja jonë është shembja e këtij sistemi të kalbur dhe shkëputja e kësaj telekomande”, theksoi Kryemadhi.

Duke folur per protestat, Kryemadhi tha prere:

“Ne sot Shqipëria na ka caktuar një detyrë të mbrojmë demokracinë. Nuk kthehemi më mbrapsht me sondazhe pa sondazhe ne jemi shumicë e vërtetojnë edhe sondazhet. Në një anë është kryeministri, në anën tjetër janë shumica e shqiptarëve që duan integrimin e Shqipërisë. Shumica është opozita e bashkuar. Protestat tona dhe mosbindja civile do të vazhdojë derisa të rrëzohet Sulltani i krimit. Me hir e me pahir në Shqipëri do apo nuk do ai do të ketë zgjedhje të lira të ndershme për shqiptarët koha e e tij dhe e etërve të tij ka mbaruar”.

Sipas Kryemadhit, “dëmin e parë të këtij regjimi kriminal, desh e pësuan vëllëzërit tanë në Kosovë”.

“Në themel të regjimit që ka në themel pazaret dhe jo transparencën, trëndafilin e PS e ka zëvendësuar me uturakun e qarqeve antishqiptare, hedhin në treg për turpin e tyre ndarjen e Kosovës aq sa u desh një samit i tërë për të thënë një jo të madhe. Sa më shpejt të shembet ky regjim aq më shpejt Shqipëria do të kthehet në shtëpi të shqiptarëve. Ne kemi nje detyre, shkurt e shqip, të mbrojmë demokracinë, nuk kthehemi më pas, nuk është sekret, me sondazhe e pa sondazhe ne jemi shumicë, kurse Rama vetëm më një grusht kriminelësh dhe oligarkësh”- tha ajo.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje