Ronaldo: Jam përshtatur te Juve, duan të bëhem trajner

Cristiano Ronaldo pretendon se ai është përshtatur në mënyrë të përkryer në Juventus.

Ronaldo iu bashkua Juventusit nga Real Madridi verën e kaluar dhe ka shënuar shumë gola në sezonin e tij të debutimit në Itali, ku ka fituar edhe Scudetton dhe Superkupën.

“Gjëja e parë që bëj kur shkoj në një klub të ri është të jem unë, jo ndokush tjetër”.

Cristiano Ronaldo te Juventus . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Etika ime e punës është gjithmonë e njëjtë. Duhet të jeni të përulur dhe mbani mend se nuk dini gjithçka”.

“Nëse jeni i zgjuar, ju kapni gjërat e vogla që përmirësojnë ju si atlet. Jam përshtatur përkryer në Juve. Ata e kanë parë se unë nuk jam një mashtrim”.

“Vetëm futboll dhe gjëra normale janë biseduar në dhomën e veshjes, ku kam qenë, asgjë më shumë ose më pak”, ka thënë Ronaldo.

Ai e ka pranuar që kur ta mbyll me futbollin si lojtar, mund të bëhet edhe trajner.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje