Përplasja Rama – Haradinaj, ja çfarë fshihet

Deklarata e kryeministrit Ramush Haradinaj, se Presidenti Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion atij për ta hequr taksën ndaj Serbisë, ka nxitur reagimin e  këtij të fundit, një reagim i ashpër dhe ofenduar ndaj Haradinajt.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka akuzuar Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin e Shqipërisë se i kanë bërë presion për ta hequr taksën që ka vendosur ndaj mallrave serbe.

Haradinaj këtë deklaratë e ka dhënë për Pressing në Berlin, ditën e Samitit.

Në një postim të gjatë në Facebook, Edi Rama e ka demantuar, jo vetëm Ramush Haradinajn, por edhe vetveten.

Fillimisht ka thënë që nuk i ka kërkuar Haradinajt që ta heqë taksën, kurse pak më poshtë pohon se ia ka kërkuar dy herë pezullimin e saj. Kryeministri shqiptar nuk i ka kursyer as ofendimet ndaj homologut nga Kosova, shhkruan Gazeta Express.

Rama, madje, nuk hezitoi ta ofendojë Kryeministrin, duke thënë se kryeministri i Kosovës po gënjen publikisht.

“Si rregull udheheqesit nuk i komentojne ne publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale, aq me teper pa rene dakord paraprakisht dhe lere pastaj t’i shtremberojne, duke genjyer per te dale “burra te mire” para popullit te tyre, si te ishin duke shitur mish ne Pazar”, ka shkruar Rama në Facebook.

Por, reagim pas kësaj që Rama i tha Haradinajt, pari deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK’ja, Muharrem Nitaj.

Deputeti i partisë së Haradinajt, këtë e quajtur si një deklaratë që është “nën dinjitetin” e një kryeministri.

Nitaj ka thënë se Rama ka marrë anën e gabuar.

“Edi Ramës nuk ia heq dot kush të drejtën të flasë për Kosovën, por kjo nuk do të thotë se ai mund të eklipsojë dështimin e politikës së tij duke vjellur vner ndaj vendimit sovran të Qeverisë e të Kryeministrit të Kosovës”, ka shkruar Nitaj.

Gjithashtu dje, është publikuar një fotografi, ku shihen liderët gjatë Samitit të Berlinit, në hollin e Kancelarisë gjermane, duke biseduar.

Fotografia e liderëve të mbledhur afër një tavoline me Haradinajn me një fytyrë serioze është komentuar edhe më parë por vetëm tani që kanë nisur përplasjet është kuptuar se aty është debatuar për taksën./Express/

Be the first to comment

Lini një Përgjigje