Plagosi me thikë, arrestohet autori

Fier – Tenton të vrasë me thikë një shtetas, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin G.K, 66 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës(thikë), shtetasin N.K, 57 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje