Facebook do ndryshojë dizajn

Sot më herët, Facebook ka zyrtarizuar planet për ridizajnim komplet të websajtit të saj tepër popullor. Edhe pse ndryshimet në websajte nuk janë të rralla, ridizajnimet e Facebook tërheqin shumë vëmendje. Kjo për shkak të famës së websajtit dhe se sa ikonike janë logot e saja.

Facebook ka paralajmëruar ndryshime në shiritin e menys që ka qenë pjesë e sajtit që prej fillimit.

Tutje, është paralajmëruar që do i kushtohet më shumë rëndësi grupeve. Kjo nuk do të jetë një surprizë për shkak të numrit shumë të madhë të akuzave për keqpërdorim të të dhënave të përdoruesve.

“Dizajni e bën të lehtë për njerëz që të shkojnë nga hapësirat publike në ato private, sikur grupet. Ka dhjetëra miliona grupe aktive në Facebook. Kur njerëzit e gjejnë grupin e duhur, shpesh bëhet pjesa më kuptimore se si përdoret Facebooku. Sot ka më shumë se 400 milionë njerëz në Facebook që janë pjesë të grupeve. Andaj prezantimi i mjeteve të reja do e bëjë më të lehtë për juve që të zbuloni grupet që ju interesojnë njerëzve”, thotë Facebook.

Facebook shton se dizajni i ri do të jetë më i thjeshtë dhe më i kapshëm për përdoruesit.

Tutje, Facebook shton se dizajni i ri do të prezantohet në mënyrë graduale në muajt që po vijnë.

Diçka që vërehët, është që aplikacioni i Facebook, që përdoret më shumë se sa websajti, do të preket nga ndryshimi më së shumti. Sikur tek websajti, shiriti i kaltërt i menysë do të largohet dhe do të zëvendësohet me një logo të kaltërt të Facebook dhe një rreth me ikona.

Do jetë interesante të shihet se si do priten ndryshimet nga përdoruesi

Be the first to comment

Lini një Përgjigje