Xhixho: Rama se ka prioritet BE-në

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancelaren Gjermane, Angela Merkel. Çështja e negociatave ishte një nga temat e diskutimit por ndryshe nga deklaratat për vizitë të suksesshme që kanë bërë këto orë zyrtarët e qeverisë, radio shtetërore gjermane ”Deutsche Welle” flet për shtyrje të negociatave.

Në një reagim për këtë situatë, nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, thotë se Rama nuk e ka prioritet Integrimin e Shqipërisë në BE. Për këtë vendim të shtyrjes, Xhixho rendit disa nga shkaqet:

”Mos arritja e plotësimit të prioriteve në Reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat e njeriut dhe padyshim rritja e numrit të azilkërkuesve në vendet e BE, mos zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si kusht që Gjermania ka vënë tashmë për Shqipërinë, solli këtë vendimarrje aspak pozitive për vendin dhe qytetarët”.

Postimi i plotë

Deshtimi me hapjen e negociatave ne Qershor ka vetem nje pergjegjes qe eshte kryeministri Rama. Ne Qershor nuk do kemi hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe padyshim ky eshte nje deshtim i drejtperdrejt i qeverise Rama.

Mos arritja e plotesimit te prioriteve ne Reformen ne Drejtesi, luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar ,te drejtat e njeriut dhe padyshim rritja e numrit te azilkerkuesve ne vendet e BE, mos zhvillimi i zgjedhjeve te lira dhe ndershme si kusht qe Gjermania ka vene tashme Shqiperise solli kete vendimarrje aspak pozitive per vendin dhe qytetateret.

Ky deshtim ka vetem nje pergjegjes qe eshte kryeministrin Rama, i cili integrimin europian tashme nuk e ka prioritet. Opozita ka qene shume e perkushtuar per hapjen e negociatave te Shqiperise me BE si e vetmja menyre per te pasur nje monitorim permanent te BE ndaj vendit tone ne gjithe fushat e zhvillimit te tij dhe mbi te gjitha tek zgjedhjet e lira dhe ndershme si A e demokracise.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje