Media dërgon AKU-në për kontrolle

Fier – Pas lajmeve të publikuara në media lidhur me përdorimin e preparative kimike (pesticideve) mbi normat e lejuara në fermat e zonave të Beratit dhe Fierit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar kontrolle në magazinat ku ruhen dhe bëhet shitja e fruta perimeve me shumicë.

Gjatë kontrollit të saj AKU ka konkloduar se perimet e prodhuara në fermat e Myzeqesë dhe kudo në këtë zonë janë brenda parametrave të sigurisë dhe standarteve ushqimore bashkohore.

“AKU konkludon se perimet e prodhuara nga fermerët e Myzeqesë dhe kudo në vend janë brenda parametrave të sigurisë dhe standardeve ushqimore bashëkohore. Për rrjedhojë edhe të kërkuar nga vendet e BE-së dhe kjo vërehet nga rritja e eksporteve të fruta-perimeve drejt vendeve si Greqia, Italia dhe vende të tjera evropiane etj. Pothuajse çdo ditë nga Shqipëria dalin produkte (fruta, perime) me destinacion vendet e BE-së.”-njofton AKU ndër të tjera.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje