DW: Kryeministria shqiptare ndërhyri në faqen tonë, e dënojmë

Një rast i paprecedentë ka ndodhur me median gjermane ”Deutsche Welle”, e cila mbetet media më serioze jo vetëm në Gjermani, por edhe në Botë.

Faqja zyrtare në shqip e kësaj medie gjigante ka denoncuar sot kryeministrinë shqiptare se ka ndërhyrë (indirekt) në faqen e tyre në facebook për të shpërndarë lajmin e djeshëm të Samitit, ku mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama.

”Korrigjim i një gabimi teknik! Të nderuar miq të Deutsche Welles! Një njoftim i zyrës së shtypit të kryeministrit, Edi Rama është publikuar dje gabimisht në faqen tonë të Facebookut. Që gabimi është thjesht teknik dhe pas tij nuk fshihen qëndrime të njëanshme politike, këtë e tregon postimi një për një. Ne asnjëherë nuk do të përdornim publikimet e zyrave të shtypit të politikës si informacione tonat.  Ju kërkojmë ndjesë për këtë keqkuptim”,-thuhet në reagimin e plotë të DW.

Në foto: Faksimile e DW sot me datë 30 prill 2019

Por çfarë është postuar dje në faqen e facebook-ut të DW Shqip?

Fillimisht doli ky shënim:”Më pak se gjysmë ore kohë kishte Merkel në takimin me Edi Ramën para se në orën17:00 të përshëndeste presidentin francez, Macron. Për Shqipërinë ka shumë rëndësi çelja e negociatave por momentalisht kjo është më se e pasigurtë”, shkruan DW mënjëherë pas takimit Merkel-Rama.

Por kjo nuk i pëlqeu kryeministrit Rama. Por afro 25 minutave gjithçka ndryshoi në faqen e DW, çka habiti të gjithë që besonim te DW, ku futi (shiko më poshtë) se gjithçka shkoi mirë, etj etj, siç ishte njoftimi i kryeministrisë shqiptare.

Sot DW e ka korigjuar duke kërkuar falje, duke i qëndruar njoftimit të fillimit dhe që mbetet i saktë. Ja dhe njëherë njoftimi:

”Më pak se gjysmë ore kohë kishte Merkel në takimin me Edi Ramën para se në orën17:00 të përshëndeste presidentin francez, Macron. Për Shqipërinë ka shumë rëndësi çelja e negociatave por momentalisht kjo është më se e pasigurtë”

Në foto: Faksimile e njoftimit të djeshëm

Be the first to comment

Lini një Përgjigje