Psikologët/ Ja 3 metodat që të liroheni nga stresi

Psikologët janë specialistët që na ndihmojnë të zgjidhim probleme, të kapërcejmë frikën dhe të qartësojmë ndjenjat tona në mënyrë që të jemi të qetë dhe të shëndetshëm. Mirëpo, edhe psikologët janë qenie njerëzore që ndonjëherë duhet të përballojnë stresin.

Bright Side na tregon disa metoda që përdorin edhe profesionistët për reduktimin e stresit:

Shkruajnë çdo gjë që ju vjen në mendje

John Duffy, një psikolog klinik dhe autor i një libri mbi edukimin e adoleshentëve, thotë, “Për të ulur stresin, mbani shënime. Mendimet, situatat, marrëdhëniet me njerëzit, idetë i shkruaj dhe i jap strukturë gjithçkaje që më vjen në mendje. Ky proces krijues është me të vërtetë i dobishëm sepse harrojmë problemet, mendimet bëhen më të qarta dhe tensioni ulet. Më pas, unë mund t’i shoh gjërat nga një këndvështrim tjetër”.

Zgjedhin përbërësit për një ushqim që duan të gatuajnë

Psikoterapisti, shkrimtari dhe pedagogu Jeffrey Sumber përdor metoda të tilla për të përballuar stresin:

“Kur ndihem në depresion, më pëlqen të ha. Por duhet të jetë ushqim i shëndetshëm ose një pjatë që kurrë nuk e kam bërë më parë. Kaloj shumë kohë nëpër dyqane për të zgjedhur përbërësit. Pastaj i rregulloj me shumë kujdes. Shpesh i publikoj rezultatet në Facebook në mënyrë që t’i bëj ziliqarë shokët e mi”.

Shtrëngojnë muskujt

Psikoterapisti amerikan Kevin Chapman përdor metodën e relaksimit progresiv të muskujve që u zhvillua në vitin 1920. Ideja është e thjeshtë: pas çdo tensioni të fortë, vjen një relaksim i fortë. Kjo do të thotë që ju duhet të shtrëngoni muskujt tuaj për 10 sekonda dhe pastaj të fokusoheni në ndjenjën e relaksimit për 20 sekonda. Ka 200 ushtrime për të gjitha grupet e muskujve në total. Vetëm mos harroni t’i kushtoni vëmendje çdo grupi të muskujve.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje