Përdoruesit e hashashit nuk shëndoshen

Sipas një hulumtimi të ri, edhe pse fenomeni për të qenë i uritur pasi të tymosësh marihuanë, përdoruesit e kanabisit peshojnë më pak dhe kanë gjasa më të vogla për të qenë mbipeshë.

Studimet e fundit tregojnë se mbi 22 milionë njerëz në SHBA mbi moshën 12 vjeçare rregullisht përdorin marihuanën dhe të rriturit gjithnjë e më shumë janë duke e bërë shprehi përdorimin e saj.

Pjesa më e madhe e të rriturve që konsumojnë marihuanë rregullisht e bëjnë këtë për qëllime zbavitëse. Gati 90% e të rriturve në SHBA që e përdorin marihuanën thonë se e përdorin atë për argëtim, përderia 10% e përdorin për qëllime mjekësore.

Një nga efektet psikologjike të marihuanës është edhe rritja e urisë, ose siç njihet ndryshe edhe oreksi pasi të tymosësh marihuanë.

Edhe pse mund të duket normale që oreksi i rritur do të qonte në rritje të peshës, studimet epidemiologjike ekzistuese sugjerojnë se përdoruesit e marihuanës kanë më pak gjasa që të kenë mbipeshë.

Një grup i studiuesve nga Universiteti i Miçiganit, tentuan që të hulumtojnë këtë çështje më tutje, duke hulumtuar nësë njerëzit që rregullisht konsumojnë marihuanë mund të shtojnë peshë.

Omaya Alshaaraëy, asistent i mjekësisë familjare në Universitetin e Miçiganit udhëhoqi hulumtinin e ri që u botua në Gazetën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë.

Alshaaraëy dhe kolegët e tij kontrolluan të dhënat nga një studim i quajtur Studimi Kombëtar Epidemiologjik në Alkool dhe Gjendjet e Ngjashme.

Ky studim përfshinte 33.000 pjesëmarrës në SHBA nga 18 vjeç e më të moshuar të cilët plotësuan një intervistë të asistuar në kompjuter rreth përdorimit të tyre të kanabisit dhe indeksit të masës trupore nga viti 2001 deri më 2005.

Në fund të studimit, 77% e pjesëmarrësve të studimit kurrë nuk kanë tymosur marihuanë, 18% e kanë lënë, 3% veç sa kanë filluar dhe 2% ishin “përdorues të vazhdueshëm”

Studimi i tanishëm konstatoi se megjithatë, përdoruesit e marihuanës kanë më pak gjasa që të jenë mbipeshë apo të kenë obezitet.

“Për më shumë se 3 vjet të gjithë pjesëmarrësit kanë treguar një rrijte në peshë, por interesante se ata që përdorën marihuanë kishin më pak rritje të peshës krahasuar me ata që nuk e kanë perdorur kurrë”, raportoi kryesuesi i studimit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje