Fier/ I dënuari dërgohet i vdekur në spital

Fier – Mbërrin i vdekur në spital një 40 vjeçar nga burgu i Fierit. Mësohet se bëhet fjalë për të dënuarin Dritan Zeqiri.

Zeqiri ka mbërritur në spital pa shenja jete dhe është dërguar në morgun e qytetit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Janë të paqarta shkaqet që mund t’i kenë shkaktuar vdekjen, ndërkohë që hetimet për rastin kanë nisur tashmë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje