Zbulimi/ Qyteti surprizon me të tjera vlera monumentale

Gjirokastër – Të tjera vlera dhe margaritarë të arkitekturës dhe urbanistikës unikale tradicionale të Gjirokastrës dalin në dritë.

Punëtoret e firmës së restaurimit të kalldrëmeve zbuluan një pjesë tjetër kalldrëmi të vjetër në sokakun e Artizanëve në rrugen që të çon në kështjelle.
Sipas ekspertëve të monumenteve kjo sipërfaqe kalldrëmi është nga më interesantët e zbuluar së fundi, për tre arsye. E para: radhët e kalldrëmit janë në gjëndje të mirë nga pikëpamja teknike dhe teknologjike; E dyta radhët e gurëve sjellin një dëshmi të re për urbanistikën e vjetër të kësaj zone të qytetit muze; dhe e treta kjo pjesë është një model kalldrëmi që u vjen për ndihmë restauratorëve aktualë për t’ju përmbajtur teknikës së vjeter të shtrimit të kalldrëmit. 
Nga pikëpamja kohore, ky zbulim daton i shekullit të 17 para djegjes së pazarit të dikurshëm..

Alb365. Engjëll Serjani dhe Vladimir Muçaj

Be the first to comment

Lini një Përgjigje