Shkon të peshkojë, vdes 70 vjeçari

Sarandë – Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Një 70-vjeçar, teksa po peshkonte, ka rënë nga lartësia dhe ka gjetur vdekjen. Viktima është Eqerem Zeneli, banues në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur ë plazhin e Manastirit në një zonë shkëmbore. Dy persona kanë qenë duke peshkuar, kur njëri prej tyre ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash.

Ka qenë skafi i policisë kufitare ajo që ka terhequr të plagosurin duke e sjellë në portin e Sarandës e më pas në spital ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje