Përfshihet nga flakët makina në Mallakastër

Një makinë ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme në Mallakastër duke u shkrumbuar plotësisht.


Sipas informacione makina është e tipit “Mercedes Benz ML” dhe ka qenë në lëvizje në momentin kur është konstatuar se ka marrë flakë.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Ende nuk bëhet me dije se në pronësi të kujt ka qenë makina.

ALB365/ Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje