Kapet afro një ton hashash, prangoset shoferi

Kapen rreth 1 ton kanabis në Janinë, arrestohet shoferi shqiptar.


Plot 951.65 kilogramë janë kapur ditën e sotme nga autoritetet helene në kryqëzimin Eleousa në Janinë.
Sasia e madhe e drogës është gjetur e ngarkuar në një furgon që rezulton të jetë i vjedhur.
Shoferi shqiptar 30-vjeçar ka rënë në pranga por ende nuk bëhet me dije identiteti i tij.
Prokuroria greke po heton rreth origjinës së kanabisit dhe nëse ka apo jo persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

ALB365/ Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje