E gjithë kasta politike është në borxh me shqiptarët!


Nga Vladimir Muçaj – Pa dashur te mar ne analize shume detaje per te cilat shpesh jam shprehur deshiroj te riperseris se e gjithe kasta politike pa dallim kahesh eshte ne borxh me shqiptaret!

U mbushen tre dekada afersisht qe kjo shtres politikanesh pjell vetem konflikte dhe jo stabilitet ekonomik , social, juridik e politik! Te gjithe i turren njeri tjetrit nga pozita e pozites dhe opozites duke perseritur refrenet”jeni kriminele, hajdute e te korruptuar”! Kete refren kemi degjuar prej tyre ne ekrane ne panele ne foltoren e parlamentit dhe nga selite partiake! Me kete refren kane qeverisur dhe vazhdojne te qeverisin duke ngrohur me “pordhe” karriget e pushtetit! Presidenti Meta hiqet burre “babaxhan” e flet ne emer te parimeve te demokracise ndersa e beri vendin corape me zgjedhjet duke shkelur kushtetuten! Rama rrokulliset duke shfrytezuar paaftesine totale te opozites! Rama anatemon Lulin, Berishen, Meten, Moniken! Bene palaco dhe deputetet e vet te cilet jane shkeputur nga perditshmeria e halleve te njerezve! Shan te vetet qe vete i ka zgjedh!! Nje rrumpalle e vertete gjithandej dhe pse pak gjera edhe kane ndryshuar fale inercise se sistemit dhe sakrifices se vete njerezve! Rinia kerkon te iki! Cdo dite te rinjte kerkojne ta gjejne vehten ne vende perendimore sepse ketu shpresa e tyre eshte e thyer! Sipas disa studimeve te fundit dhe statistikave popullsia jone cdo vit po shkon drejt plakjes! Lindshmeria ka rene ne kufinj ekstrem! Ketu politikanet ndersa flasin per “hallet” e popullit vetem atje nuk e kane mendjen! Politikanet flasin per drejtesi por drejtesia ka ik ne drejtim te paditur! Flitet per futjen ne familjen e madhe europiane por per 30 vjet porta e saj eshte e mbyllur! Thuhehet se do vij drjetesia dhe kokat e korrupsionit do ndeshkohen! Le ta shpresojme kete deshire! Dhe meqenese jemi tek drejtesia e ndeshkimi une personalisht dhe pse e percmoj te gjithe kete kaste politike dhe deshiroj ndeshkimin ligjor te saj e jap nje emer si te parin! Ilir Meta duhet te largohet si president dhe ndaj tij te nis ndeshkimi! Ndeshkim per shume dosje rreth tij por ose te mbyllura ose te lena neper sirtar te drejtesise! Pas Metes rreshti i emrave eshte i gjate! Ne kete rresht une rreshtoj dhe Lulin dhe Berishen dhe Shkelzenin dhe Fatmirin, por dhe Edi Ramen! Si permbyllje dua te them se kjo kaste politike eshte e korruptuar asaj i ka mbaruar cikli politik! Kjo kaste politike eshte ne menopauz dhe e kancerosur! Keta do ikin dhe duhet te ikin, shqiptaret dhe Shqiperia do mbeten!…

Be the first to comment

Lini një Përgjigje