Postimi/ Meta për Ramën: Dua t’i jap ‘Urdhrin e Skënderbeut’, ai do ‘Urdhrin e Tao-Spiropalit’

Pas reagimeve të zëdhënësi, Presidenti Ilir Meta reagon shkurtimisht në Facebook, pas rrëzimit të kandidaturës së tretë për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Meta shkruan se dëshiron t’i japë Ramës “Urdhrin e Skënderbeu”, por ai kërkon vetëm urdhrin e Ballës dhe Spiropalit.

“O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit”!”, shkruan Meta shkurtimisht në Facebook.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje