Bushati: Jemi në kapitalizëm grabitqar, u kapi grykësia

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, është bërë sërish “delja e zezë” në radhët e Partisë Socialiste, duke folur për një krizë vlerash dhe mungesë shprese mes shqiptarëve, si pasojë e grykësisë, e pafytyrësisë, si edhe e “kapitalizmit grabitqar të kapur nga grykësia e një grupi njerëzish”.

Në ligjëratën e mbajtur në foltoren e Kuvendit, pasi u komunikua shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, për mbrojtjen shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë”, Bushati ka numëruar gjithë shqetësimet e tij lidhur me sa nuk është bërë për diasporën. Bushati ka theksuar se Shqipëria është vendi i fundit në Evropë që nuk u ka siguruar shqiptarëve të diasporës të drejtën për të votuar dhe të përfaqësimit në Kuvend.

Jemi të fundit në Evropë që nuk kemi mundësi t’u japim njerëzve tanë mundësinë për të votuar, për të pasur edhe një numër vendesh në Kuvend të dedikuar për ta ekskluzivisht. Për diasporën kemi bërë pak, jemi përpjekur për të revulocionizuar shërbimet konsullore, me sa më pak abuzim. Por, kemi dobësi si shtet dhe shoqëri për të mbrojtur shqiptarët jashtë atedhut, duhet të mbështesim financiarisht edhe këtë si prioritet. 30 vjet nga rënia e komunizmit jemi në një dilemë si të mbrojmë shqiptarët jashtë atdheut dhe si tja bëjmë jetën më të lehtë atyre që jetojnë këtu. Ka shumë që e lënë vendin e tyre, nuk bie dakord me opozitën që e vizaton këtë si fenomen që lidhet me qeverisjen, ky është trend i pandalshëm në 30 vjet, por ajo që duhet të na bëjë përshtypje është fakti që 30 vjet, 20, 10 e më pas ne jemi në gjendje ekonomike më të mirë se para pak kohësh, por kemi krizë vlerash, dhe kjo nuk vjen nga mungesa e të mirave por nga padrejtësia nga askesi i shpërndarjes së të mirave. Nga mprirja që sjell mungesën e shpresës, jo nga injoranca e turmës, por nga grykësia, paaftësia dhe pafytyrësia për të ndërtuar një sistem vlerash”- është shprehur ish-kreu i diplomacisë shqiptare.

Në paraprirje të marrjes së vendimit për çeljes ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqiërisë në Bashkimin Evropian, Bushati ka bërë thirrje për angazhim në përmbushjen e objektivvea të kombit, që janë edhe objektiva të diasporës.

Kapitalizmi grabitqar nuk na premton një hap gjigant përpara. Nuk duhet të ndihemi patriot vetëm në për stadiume. Nuk themi dot vetëm që jemi vendi i Shqiponjave, Skënderbeut dhe Nënë Terezës. Na duhet të përcaktojmë objektivat tonë. Se çfarë toke do të jetë Shqipëria. Objektivat e një kombi janë të domosdoshme dhe diaspora duhet të jetë në objektivat e tyre. Ne duhet ta brendojmë këtë vend.

Evropa ka jetuar 550 vite pa Shqipërinë, jeton dhe 550 vite të tjera. Po ne do t’ia falim dot vetes? Fëmijëve tanë? Unë s’dua që fëmijët e mi të mësojnë atë që kemi mësuar ne. Më shqetëson grumbullimi i të ardhurave për një grup njerëzish, më shqetëson që ne eksportojmë burime njerëzore jashtë vendit.”- ka përfunduar Bushati.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje