Oficerëve speciale të armatosur rëndë dhe policia do godasin të “fortët”

Një njësi e re speciale kundër “Të fortëve” do të jetë funksionale së shpejti në policinë e shtetit dhe do të jetë në terren për të goditur pikërisht elementë të mundshëm kriminalë dhe të dyshimtë.

Lajmi është bërë publik së bashku me pamjet e një aksioni të kësaj njësie nga kryeministri.

“Njësia Speciale e Kërkimit të personave që i janë shmangur drejtësisë (ndryshe njësia speciale kundër “të Fortëve”), është një njësi e re elitë e Policisë së Shtetit, e cila po përmbush fazën stërvitore intensive, përpara daljes në terren”-shkruan Rama.

Ministri i Brendshëm nga ana tjetër u shpreh se kjo njësi do të ketë në fokus personat e shpallur në kërkim.

‘Drejtësia nuk do të harrojë askënd që i është shmangur. Kjo njësi do të jetë një element i rëndësishëm i rrjetit europian. Në këtë kuadër përgjegjësia juaj del përtej kufijve. Do të jeni të angazhuar edhe për persona që i janë shmangur drejtësisë në vendet e tjera’, tha Lleshaj.


Be the first to comment

Lini një Përgjigje