Meta: Jam gati të shkoj në Venecia, të verifikohen informacionet

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ndodhet në një konferencë për mediat në mbyllje të vizitës faktmbledhëse  të delegacionit të Venecias në Tiranë.

“Patëm pushime të gjata që nuk i meritonim” u shpreh Meta.

Meta deklaroi se i ka dhënë një raport paraprak delegacionit të Komisionit të Venecias dhe nënvizoi: “Bashkëpunimi me komisionin e Venecias do të jetë jashtëzakonisht i shkëlqyer dhe transparent”

“Jam i hapur të shkoj në Venecia më 11 tetor. Çdo përpjekje për të sajuar një datë propagandë është për të shmangur një datë më të rëndësishme që është përpara që është 18 tetori. Ftoj të gjithë të merren me 18 tetorin.”

Presidenti Ilir Meta i qëndron deklaratave të tij, të bëra në Komisionin Hetimor Parlamentar se në 8 qershor do digjej Kuvendi.

Në konferencën për media, këtë të mërkurë kreu i shtetit shqiptar dhe se informacioni ishte i vërtetë dhe se ai vetë nuk ka gënjyer ndonjëherë.

“Komisioni Hetimor mund ta verifikojë këtë informacion”, theksoi Meta, duke treguar se kishte bërë një kërkesë nga Presidenca për t’u njohur me këtë informacion, që është i një agjencie të respektueshme dhe Kushtetuese

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është shprehur se data 11 tetori po propagandohet nga qeveria për të hequr vëmendjen nga 18 tetori, kur pritet të merret përgjgjia për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë për mediat që po zhvillohet në ambientet e Presidencës, Meta u shpreh se rëndësi parësore për vendin kanë negociatat me BE-në dhe jo data 11 tetor, kur është lajmëruar nga ekspertët e Komisionit të Venecias për paraqitjen e një raporti përfundimtar në funksion të opinionit të kërkuar për ligjshmërinë e vendimit të kreut të shtetit për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

11 tetori është një datë e rëndësishme jo për mua sepse Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje, dhe çdo përpjekje për të sajuar një datë propagandistike është një shmangie nga një datë më e rëndësishme që është 18 Tetori. Unë ftoj sidomos mediat që të mos merren me propagandën e 11 tetorit sepse Presidenti është gati të shkojë edhe në Komisionin e Venecias, por të merren me 18 tetorin. Zakonisht ata që ngelin në klasë, nuk meritojnë t’i bëjnë pushimet e gjata në verë, ndërkohë që unë kam qenë i gatshmëm edhe në verë t’i ndërprisja dhe ju i keni dëgjuar dhe parë thirrjet e mija për zgjidhjen e kësaj situate”, tha Meta duke nënkuptuar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike të vendit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje