Florian Marku, Ilir Latifi dhe Capital T pozojnë me flamuj

Tifozë të shumtë shqiptarë e kanë ndjekur nga afër ndeshjen ndërmjet Anglisë dhe Kosovës në Southampton, ku skuadra jonë zhvilloi ndeshje të mirë përkundër humbjes.

Në St Mary’s Stadium kanë qenë të pranishëm edhe figura të njohura të sportit dhe të skenës, në mesin e tyre edhe boksieri dhe aplikuesi i arteve të përziera marciale, Florian Marku, ylli i UFC-së, Ilir Latifi, si edhe reperi Capital T.

Marku e ka publikuar një fotografi të përbashkët të treshes në rrjetet sociale, në të cilën ata shfaqen me flamurin shtetëror të Kosovës dhe me flamurin kombëtar.

“Ne jemi një, forca Kosova Shqipëri”, ka shkruar Marku në përshkrimin e fotografisë në Instagram.

Tre protagonistët kanë publikuar edhe disa video në InstaStory duke festuar në momentin e golave të Kosovës, teksa aty e kanë takuar edhe Granit Xhakën.

Kosova pësoi humbjen e parë (5-3) në fazën grupore për kualifikimet në ‘Euro 2020’, ndërsa kjo ishte edhe humbja e parë pas 15 ndeshjeve radhazi.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje