Arrestohet ballshioti, kërcënoi për shkak detyrës punonjësit e shtetit

Mallakastër – Teksa punonjesi i zyres permbarimore dhe nje punonjes i policise kpane shkuar per te ekzekutuar nje vendim pretenduesi i prones nuk i ka lejuar ta zbatojne vendimin por me teper dhe i ka kercenuar. Ne keto kushte pas denancimit policia ka kryer edhe ndalimin e tij

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.O, 38 vjeç, banues në Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë dhe punonjësit e shërbimit përmbarimor për mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë për një pronë (tokë bujqësore).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje