Trajneri i Anglisë: “Taktika, shpirti, pasioni i Kosovës ishin të mrekullueshme”

Southgate ka vetëm fjalë të mira para ndeshjes me Kosovën.

Angli – Kosovë, do të jetë më shumë se një ndeshje.

Të martën, në “St Mary’s Stadium” nga ora 20:45, do të përballen dy skuadrat që s’dinë për humbje.

Anglia nuk ka humbur asnjë ndeshje kualifikuese që nga tetori i vitit 2009, derisa Kosova nuk ka humbur asnjë ndeshje ndërkombëtare që nga tetori i vitit 2017.

15 ndeshje pa humbje, miqësore e zyrtare – kjo ka bërë që Kosova të ketë respektin maksimal të trajnerit të “Tre Luanëve”. “I pyetur se a pret që ndeshja me Kosovën të jetë testi më i vështirë, Southgate u përgjigj: “Pa asnjë dyshim është testi më i vështirë. Taktika, shpirti dhe pasioni që ka treguar ky vend relativisht i ri është e mrekullueshme. Kosova me ka impresionuar. Ata do të jenë agresiv në sulm dhe kanë shpejtësi të madhe”. 

Anglia nuk ka humbur asnjë ndeshje kualifikuese që nga tetori i vitit 2009, derisa Kosova nuk ka humbur asnjë ndeshje ndërkombëtare që nga tetori i vitit 2017.

Para këtij takimi, në konferencë për media është shfaqur trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate.

Duke folur për ndeshjen, Southgate përmendi edhe disa lojtarë të Kosovës që i pëlqejnë, duke vecuar Celinën, Muriqin e Vojvodën.

 “Cilët lojtarë të kanë impresionuar më shumë? Dy anësorët që janë këtu janë të mirë, Celinën e njohim shumë mirë nga Swansea, e njohim qendër sulmuesin Muriqi, është shumë i mirë fizikisht, që të dy bëjnë shumë presion dhe luajnë me shumë energji, gjë që e ndihmojnë shumë ekipin”, u shpreh Southgate.

Vedat Muriqi duke festuar golin kundë Çekisë

E njoh gjithashtu mbrojtësin e djathtë, Vojvodën, është mbrojtës i fortë por që jep shumë edhe në sulm. I fortë fizikisht, harkimet i ka të mira, ka potencial për të hyrë në zonë dhe për të shënuar edhe gola, jo vetëm siç bëri në ndeshjen e së shtunës, por edhe më parë. Kështu që po, dimë gjithçka, kanë skuadër të fortë dhe jemi përgatitur për ndeshjen”, shtoi ai.

15 ndeshje pa humbje, miqësore e zyrtare – kjo ka bërë që Kosova të ketë respektin maksimal të trajnerit të “Tre Luanëve”.

I pyetur se a pret që ndeshja me Kosovën të jetë testi më i vështirë, Southgate u përgjigj: “Pa asnjë dyshim është testi më i vështirë. Taktika, shpirti dhe pasioni që ka treguar ky vend relativisht i ri është e mrekullueshme. Kosova me ka impresionuar. Ata do të jenë agresiv në sulm dhe kanë shpejtësi të madhe”.

Muriqi, Aliti, Rrahmani, Hadërgjonaj duke festuar së bashku golin e Mërgim Vojvodës dhe të fitores për 2-1 kundër Çekisë

Jam i impresionuar me Kosovën për lojën që kanë bërë dhe rezultat që kanë marrë”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje