Shqipëria e mbyll 1-0 pjesën e parë, vendos Dermaku

Në “Elbasan Arena” ka startuar ndeshja e kombëtares sonë ndaj Islandës, e cila do të jetë vendimtare për fatin e kuqezinjve për një biletë në “Euro 2020”.

Skuadra e drejtuar nga Reja luan shanset e fundit, teksa islandezët mbajnë vendin e parë me 12 pikë, ndërkohë që Shqipëria ka grumbulluar vetëm 6 pikë deri më tani. Të pranishëm në stadium janë rreth 6 mijë tifozë.

LIVE SHQIPERI-ISLANDE 1-0

32’ GOOL Festa më në fund është për kuqezinjtë. Në minutën e 32-të, pas një aksioni të gjatë topi krosohet në shtyllën e dytë për Dermakun, i cili shënon me kokë një gol shumë të bukur

12’ Pas një aksioni të gjatë Rey Manaj ka një shans të artë, duke goditur shtyllën dhe më pas topi shkon jashtë

Be the first to comment

Lini një Përgjigje