Saimir Tahiri godet ministrat e Ramës nga salla e gjyqit

Me nervin dhe temperamentin tashmë të njohur, Saimir Tahiri, nuk ka fshikulluar gjatë procesit të sotëm vetëm prokurorët që përballë tij u treguan shumë të dobët, duke i thënë se po e akuzojnë me aludime dhe pa fakte, por mbi të gjitha edhe ministrat që qëndrojnë tani përkrah Edi Ramës.

Duke replikuar me përfaqësuesit e akuzës, ish krahu i djathtë i kryeministrit në qeverinë e parë të Rilindjes i është drejtuar atyre: “Ju keni kontrolluar çdo gjë në jetën time. Ju nuk keni lënë faturë hoteli pa vëzhguar dhe e keni parë që unë nuk kam fjetur kurrë me 900 euro nata, nuk kam paguar asnjëherë më shumë se 150 euro për një dhomë”.

Aludimin e tij ish ministri i brendëshëm e ka bërë pas dajles së faturave të ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj, që ka shpenzuar 700 euro për një natë dhe ish koleges së tij Lindita Nikolla shpenzimet e së cilës shkuan në 900 euro.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje