Prokuroria kērkon 12 vjet burg pēr ish ministrin Tahiri

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mësohet se pretenca është komunikuar pak minuta më parë, ndërsa ende vijon seanca brenda ambienteve të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Kjo instancë gjykimi ka pranuar në seancën e fundit para pushimeve verore, kërkesën për gjykim të shkurtuar të ish-ministrit të Tahiri. Thënë këtë, Tahiri do të përfitojë një ulje prej 1/3 të dënimit.

Ish-ministri, së bashku me Jaeld Çelën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie, dhe Gjergj Kohilën, ish-oficer policie, akuzohen për veprat penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

Pas kësaj seance, pritet të zhvillohen edhe dy seanca të tjera: një për avokatët që bëjnë mbrojtjen dhe një tjetër për Gjykatën që shpall vendimin, duke eliminuar kështu debatin gjyqësor.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje