Fjalë dhe projekte në letra, realiteti duhet thënë për tu riparuar defektet

Nga Xhemil Beharaj – Vera ka dyndjen më të madhë të emigrantëve që vijnë pranë familjeve dhe të afërmëve të tyre të kalojnë disa ditë pranë tyre. Teksa I dëgjonë  nëpër solat e lulishteve të qytetit Fier  veshi të kap  fjalë dhe ide nga më të ndryshmet sikundër veshi të kap edhe fjalë të mira për kryebashkiakun Armando Subashi , dhe ishin e bashkisë Baftjar Zeqo dhe deri tek fjalë që tregojnë se për propogandë që të ngopin me lugë boshë , nuk të falin këta të Rilindjes.

E thënë më qartë janë premtuar dhe janë hedhur në letra e video tre dimensionale si do bëhet ky park, si do bëhet kjo rrugë, si do bëhet impianti I hidropastrimit të ujit të lumit Gjanica, si do bëhet kjo, si do bëhet ajo e kështu me radhë që nuk kanë të mbaruar.  A se harrova do ndërtohet dhe spitali I ri rajonal në Fier në kodrën e Koshovicës apo Peshtanit.

Që në kohën kur qeverisnin socialistët me Fatos Nanon mbaj mend që u fol u premtua, u bënë projekte  u shpallën fonde për këtë spital por kanë kaluar më shumë se15 vjet dhe unë nuk kam parë asnjë spital jo të ndërtohet por as ti hidhen themelet apo ti hapet sheshs. E njëjta gjë edhe me  rrugën që lidh Fierin me bregdetin Seman, edhe për ish fushën e mbetjeve urbane në Mbrostar, projektet e letrave dhe videove që disa persona rrinë zyrave dhe marrin paratë e taksave të qytetarëve fierak e bëjnë letra me ngjyra e video dasmash.

Rilindja e ka mirë  sipas planit të saj pasi “ky stan këtë bulmet ka” ose e thënë ndryshe “ky popull meriton qeverinë që voton”. Popullit tim I pëlqejnë vizatimet me ngjyra nëpër letra e pallate, videot e bukura, rrinë e diskutojnë me orë të tëra sa e bukur, ja si do behet,  do e marri kjo firmë se e ka mirë me Ramën apo Subashin dhe harrojnë që në darkë kur shkojnë në shtëpi fëmijët presin bukë të ngopin barkun, dhe prindërit ose nuk kanë ose kanë harruar të marrin pasi nuk kanë pasur kohë, janë marrë me bukuritë dhe si do bëhen e kush do ti bëjë këto projekte.

I nisi Baftjar Zeqo  me betone  bulevardin “Jakov Xoxa”  më shumë shëtitore se rrugë e parkime, kështu dhe rrugët e tjera, pedonale por brenda lagjeve janë ende ndërtime proviyore, lulishte nuk ka, vende parkimi automjetesh nuk ka,  rrugë të tjera nuk kanë as ndirçim , pusetat janë pa kapak ku qytetarët thyejnë kokën  si nga pusetat pa kapak ashtu edhe nga mungesa e ndriçimit.  Parkimi në qëndër që është sa dy gropa pallatesh e çmimi I tyre shkoi 5 milion euro thua se po ndërtohet gradaçelë në Dubai.  E për çfarë të flas tjetër për festat që kryhen, për argëtimin e qytetarëve dhe bëjnë mirë që organizohen por kjo ndërmarrje e tërë pastrami e bashkisë që paguhet për pastrimin e qytetit  dhe këta autobote me ujë që vadisin vetëm rrugët që bëjnë pis firmat e ndërtimit që bëjnë punime, apo rrugët anës bashkisë se në qëndër nuk I pastrojnë sheshet ku birra e lengjet I kanë nxirë sheshet, mizat e qentë rrinë kuvendojnë e lëpijnë, për të mos thënë që në njëzet metra katrorë shesh në parkun qëndor dalin e shesin misra të pjekur njëzet ambulantë, nuk guxon të kalosh se digjesh ose ha ndonjë mishtrishte kokës.

Bregdeti brilant I Semanit, i Darrëzezës e Pishë Poros por që të shkoje atje o do ikje në orën pesë të mëngjesit e të ktheheshe në dhjetë ta darkës sepse rruga e ngushtë e nuk shkëmbehen makinat. Rëra e psatër por çadrat e shezlonët  të pistë, të vjetër të pa larë, të pa mirmbajtur, nuk pastroheshin, shqyer shqyer, tapete që I kish bërë çadra e tjera si kto të afronte Darrëzeza ndërsa shërbimi në ato pak lokale në nivele të dobta. Në  Pish Poro lokale shumë të pakta dhe  shërbimi tradicional ndërkohë që në bregdetin Seman disi më ndryshe

Këto ishin disa nga momentet e pamjet që paraqiti Fieri, qyteti im I dashur në këtë verë ku në qëndër natën kishte festë me birra shishqebape e muzikë dhe ditën miza, qen e mishtshtrishtë kokës ndërsa në periferi  apo brëndësi të lagjeve mbeturina, pallate pa parkingje, ndërtime provizore, rrugë që asnjeherë  nuk u kryen me standarte por kur shkëbehen makinat thyhen pasqyrat e kërcet leva, grushi e thika.

E mira është që defektet të thuhen pasi po nuk u vunë në dukje e po nuk u thanë nuk riparohen, por media  mesaduket po e humb misionin e saj fisnik. Mos të trumpetojmë parajsën sepse klientin e zhgënjejmë dhe është shumë e vështirë ta rikthesh, këtë gabim bëri këtë radhë edhe zyra e turizmit e bashkisë dhe e qarkut Fier së bashku me zyrat e tjera

Premtimet në letra

Ish fusha e grumbullimit të plehrave në Mbrostar

Rruga që lidh Fierin me bregdetin e Semanit

Rruga “Leon Rei”

Pylli i Levanit

Sptali i ri rajonal i Fierit

Be the first to comment

Lini një Përgjigje