Theri shokun/ Fatjon Keta: S’jam penduar, do vrisja të tjerë, boll i kam duruar

Më datë 5 të këtij muaji një 21 vjeçar mbeti i vdekur pasi shoku i tij i fëmijërisë e vrau me thikë në mes të një rruge në qytetin e Bulqizës. Policia arriti ta kapë personin e dyshuar për vrasjen e të riut pas rreth një ore kërkimi.

Fatjon Keta

Fatjon Keta ra në pranga dhe pavarësisht aktit të rëndë i cili dyshohet se ka nisur për motive banale, 22 vjeçari nuk ka treguar asnjë shenjë pendese.

I rimarrë sërish në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në Dibër, Fatjon Keta është shprehur se nuk ndihet aspak i penduar, madje se nëse do të kishte mundësi, do të kishte vrarë dhe disa persona të tjerë që e shanin dhe kërcënonin çdo ditë.

Arlind Pasha

“Nuk jam penduar fare për vrasjen e Arlind Pashës. Ai dhe të tjerë si ai më shanin dhe kërcënonin çdo ditë. Po të kisha mundësi, do të vrisja dhe të tjerë. Boll i kam duruar”, është shprehur 22-vjeçari.

Kujtojmë se Fatjon Keta është përcjellë vitin e kaluar në spitalin psikiatrik në Shkodër pasi kishte shfaqur shenja të vuajtjes nga shëndeti mendor. Gjatë dorëzimit të tij drejt spitalit, ai u ka thënë mjekëve “se do më njohë Arlind Pasha e shokët e tij se kush jam”.

Pavarësisht se i riu ka shkuar në spital, mjekët kanë konkluduar se ai nuk ka nevojë për t’u shtruar dhe kësisoj Keta është rikthyer në Bulqizë. Pas daljes nga spitali, Keta ka dyshuar se ka qenë pikërisht Arlind Pasha dhe bashkëmoshatarët e tij ata që kishin nisur të përhapnin lajmin se ai ishte me të meta mendore. Ky dyshohet të jetë dhe motivi se përse i riu e ka vrarë mikun e tij të fmëijërisë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje