Magnezi të shpëton jetën, ja se si ta merrni

Magnezi është minerali i katërt më i zakonshëm në trupin e njeriut. Kryen shumë funksione jetësore në trupin tonë, veçanërisht në tru, për këtë arsye është e rëndësishme që të mos ketë mangësi të tij.

Çdo qelizë në trupin tonë përmban magnez, pasi ky i ndihmon ato të funksionojnë. Magnezi, në të vërtetë, ndërhyn në reagime të shumta biokimike, të kryera vazhdimisht nga enzimat. Më poshtë rendisim disa përfitime të magnezit.

Aktiviteti fizik. Magnezi është thelbësor për ata që ushtrojnë sport. Gjatë aktivitetit fizik, ne kemi nevojë për 10-20% më shumë magnez, i cili ndihmon në transportimin e sheqerit në gjak, në muskuj dhe eliminimin e acidit laktik dhe grumbullimin në vetë muskujt.

Depresioni. Ky mineral luan një rol kritik në funksionimin e trurit dhe ka një ndikim në gjendjen shpirtërore. Mungesa e magnezit shoqërohet me një rrezik të shtuar të depresionit.

Diabeti. Mungesa e magnezit ndikon negativisht në aftësinë e insulinës për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

Hipertensioni. Magnezi mund të na ndihmojë të rregullojmë presionin e gjakut, duke ulur tensionin sistolik dhe diastolik të gjakut, duke e rikthyer atë në nivele normale.

Migrena. Njerëzit që vuajnë nga mungesa e magnezit kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga migrena.

Para se të merrni ndonjë shtesë magnezi, kontrolloni për ndonjë mangësi të mundshme dhe bisedoni me mjekun tuaj. Përveç që është thelbësor për shëndet të mirë, magnezi është gjithashtu i pranishëm në shumë ushqime.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje