Laert Vasili/ “I bie legenit për një post drejtori”

Laert Vasili, aktor, dhe komentator politik në mbështetje të Kryeministrit Edi Rama, duket se do të shpërblehet për qëndrimet e tij, duke mbrojtur Rilindjen dhe kreun e qeverisë.

Vasili mund të bëhet drejtues i Teatrit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, por edhe nga burime pranë Ministrisë së Kulturës.

Vetëm pak muaj më parë nga drejtimi i Teatrit u largua për arsye moshe Bashkim Hoxha, një tjetër emër i madhi skenës së teatrit, por edhe letërsisë, dramaturgjisë dhe gazetarisë, madje duke provuar edhe regjisurën në disa shfaqje.

Bulevardonline, referuar burimeve nga bashkia e Durrësit dhe Ministria e Kulturës, raporton se po negociohet që një nga aktorët e mirënjohur të vitëve të fundit të marrë detyrën e drejtorit të Teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Laert Vasili ka lindur në Delvinë më 7 Mars 1974. Studioi tek Akademia e Arteve në Tiranë. 

U diplomua nga Akademia e Artit Dramatik e Teatrit Kombëtar Grek në Athinë 1997. Emërimi i drejtorit të ri varet nga Këshilli Bashkiak.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje