Anjeza Shahini mbush katër vjet martesë (fotot)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Shahini, është e martuar me diplomatin anglez, Paul Connolly, me të cilin jeton prej vitesh në Angli.

Ajo sot (e diel) ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment të rëndësishëm të jetës private.

32-vjeçarja tregon se feston katërvjetorin e martesës , ku në imazhin e publikuar në Instagram shfaqet me bashkëshortin dhe djalin.

“Duke festuar 4 vjetorin e martesës, këtë vit festojmë të tre”, ka shkruar mes të tjerash artistja Shahini.

Anjeza dikur konsiderohej një prej këngëtareve më me potencial, por që u largua nga muzika që prej fokusimit në jetën private.

E njëjta u bë nënë për herë të parë me tetë mars në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje