Vjeshta, 5 modelet e xhinseve që duhet ti keni

Ju ndoshta keni nisur t’i vini re modelet e xhinseve kudo nëpër Instagram, por këtu gjithsesi, keni 5 modelet që do të dominojnë sezonin e vjeshtës

Xhinset e prera drejt

Xhinset me këmbë të drejta janë një prej modeleve klasike të kësaj vjeshte, që do t’i shikoni kudo. Është një stil pak më shumë i përshtatur si ai i “mom jeans”. Konsiderojeni si një version të thjeshtuar dhe elegant: mund t’i kombinoni me të gjitha veshjet.

Xhinset e prera

Ndërsa stinët e kaluara na kanë sjellë modele xhinsesh nga më të ndryshmet, këtë sezon para shkollës po shkojmë më shumë edhe te ky model – xhinset e prera. Mund t’i bini edhe shkurt, pra thjesht të merrni një palë gërshërë dhe t’i modifikoni xhinset që keni. Krijoni stil të ri me fare pak fantazi.

Xhinset ‘mini’

Sigurisht, ne e duam një siluetë perfekte që krijojnë minifundi, por këtë vjeshtë, ne jemi veçanërisht të prirur për të shkuar te klasikja. Një model i moderuar minifundit xhins është një tendencë që të gjithë e kemi pritur gjatë.

Xhinset e ngushta

Një tjetër rikthim në modë? Xhinset skinny. Pasi mbeti për disa kohë në hije, këtë vjeshtë ky model është rikthyer në gardërobë. Pavarësisht ngjyrave apo edhe përmasave të trupit tuaj, silueta lejon lehtësisht që këtë model ta kombinoni me gjithçka.

Xhins edhe xhaketa, edhe këmisha etj.

Pavarësisht nëse e keni ndjekur koleksionin e Rihanna-s këtë sezon, mbani parasysh diçka shumë të rëndësishme. Xhins do të ketë kudo; fustan, këmisha, bluza etj. Konsiderojeni si fakt. Veç pantallonave, edhe çdo veshje ku do të dominojë xhinsi do të jetë tendencë. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje