Brad Pitt me tatuazh të ri në Festivalin e Filmit

Ylli i Hollywoodit, Brad Pitt, në fillim të kësaj jave mbërriti në Festivalin e Filmit në Venecia, ku debutoi me tatuazhin e ri.

Ai ka shtuar një tatuazh të ri në koleksionin e tij  dhe është i vendosur afër një tatuazhi tjetër shumë domethënës.

Të martën, aktori, 55 vjeç, u fotografua duke arritur në Itali përpara Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Nën mëngën e bluzës, Pitt zbuloi tatuazhin e ri të brendshëm, teksa në shikim të parë dukej tejet misterioz.

Brad Pitt (Foto: Dominique Charriau/GC Images)

I riu pozicionohet menjëherë pranë një citati nga një poezi e Rumit që thotë: “Ekziston një fushë, përtej të gjitha nocioneve të drejta dhe të gabuara. Do të të takoj atje”– tatuazh ky që aktori e realizoi bashkë me ish-partneren e tij, Angelina Jolie për nder të martesës së tyre në vitin 2014.

Ndërsa, nuk është e qartë se çfarë do të thotë ose përfaqëson tatuazhi i ri i Pitt, por fansat kanë filluar të spekulojnë se mund të jetë ‘The Curious Case of Benjamin Button’, drama e vitit 2008 në të cilën Pitt luajti, apo frymëzohej nga personazhi i tij në vitin 1998 ‘Meet Joe Black’.

Pavarësisht nga kuptimi i tij, Brad tashmë numëron tatuazhe të shumta, përfshirë: inicialet e para të secilit anëtar të familjes, një seri linjash të dizajnuara nga Jolie, ditëlindjen e ish-gruas së tij, një skicë të Ötzi Iceman dhe fjalën “Invictus”. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje