Aduriz dhe super roveshata që fundosi Barcelonën (video)

Mund të jetë 38 vjeç, por mosha nuk e ndal Aritz Aduriz që të shënojë një “perlë” të vërtetë, më të bukurin e karrierës së tij. Sulmuesi bask ishte vendimtar, duke i shkaktuar një humbje 1-0 Barcelonës në ndeshjen e parë të sezonit në La Liga.

Aduriz ishte lënë në stol nga trajneri dhe u aktivizua vetëm në minutën e 88, por atij i kanë mjaftuar vetëm 60 sekonda në fushën e lojës dhe prekja e parë ishte e jashtëzakonshme.

Roveshiatë dhe topi përfundon në rrjetë, duke i dhënë 3 pikët Bilbaos ndaj blaugranëve, që luajtën pa Messin e dëmtuar.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje