Komenti/ Modertoria: “Gratë nuk janë shapka!”

Einxhel Shkira është një ndër moderatoret që njihet për natyrën e saj të hapur, ajo është shumë  e ndjekur në rrjete sociale dhe nuk nguron t’u përgjigjet ndjekësve të saj për pyetjet që kanë.

Së fundmi moderatorja ka vendosur t’i përgjigjet ndjekësve të saj në “Instastory”  dhe një prej pyetjeve që iu drejtua Einxhel ishte: Sipas teje kush është femra ideale për shtëpi? Një pytje që moderatorja nuk ka nguruar t’i khej një përgjigje që ka lënë të gjithë habitur.

“Se di pse ekziston kjo pyetje dhe çfarë kuptimi ka për ju? Më duket sikur flisni për shapkat kur e bëni këtë pyetje (shapka për shpi, shapka për jashtë, shapka për plazh, shapka për banjo). Gratë/Vajzat nuk janë shapka që t’i kategorizoni e unë në fakt as shapkat si ndaj dot se kur më pëlqejnë shumë një palë i përdor për kudo. Ne jemi qenia më e bukur, më e fortë dhe e brishtë njëkohësisht. S’mund të zgjidhni një për çdo ambient të ndryshëm. Ajo që të mbush jetën me lumturi, dashuri dhe përkushtim e të përshtatet në çdo ambient të jetës është idealja për ty. Ajo me të cilën mbyll sytë çdo mbrëmje dhe zgjohesh çdo mëngjes pa patur rëndësi ku je. Ajo është gjithmonë streha jote, shtëpia jote“, përgjigjet Einxhel./dosja

Be the first to comment

Lini një Përgjigje