Orët e tmerrit të trafikut në Fier (foto e video)

Fier – Gjithkush që ka udhëtuar paraditen e sotme për në Fier përveç temperaturave të larta është ndeshur dhe me orë të gjata të trafikut tejet të rënduar për të hyrë në Fier.

ALB365 bëri një vëzhgim paraditen e sotme dhe që nga ora 08:30 – 12:00 trafiku ka qënë shumë i rënduar.

Në rrugët hyrëse nga Patosi e Roskoveci radha e kaloi Kthesën e Patosit për të hyrë në Fier ndërkohë që situatë e njëjtë edhe në unazën e vogël që të çom nga ETC për nga stadiumi futbollit Loni Papupiu në drejtim të Levanit.

Radhët vijojnë edhe në drejtimin e daljes për në plazhet e Semanit dhe Darrëzezës .

E gjithë kjo ngarkesë ka ardhur si rezultat i temperaturave të larta, kthimi i emigrantëve pranë familjeve për pushimet e verës, dhe rendja e drejtuesve të mjeteve drejt një rruge për të hyrë apo për të dal në Fier ku fare mirë mund të lëvizin nga rruga e burgut, nga daljet në Mbrostar për plazhet pa pritur e rënduar trafikun sikundër edhe policia nga ana e saj ka ngritur shumë patrulla për orientim trafiku por situatat ka qënë e pa përballuehsme për ta.

Shikoni fotot dhe videot

Be the first to comment

Lini një Përgjigje