Statistika/ Joao Felix e kalon edhe Messin

Blerja e re e Atletico Madrid, Joao Felix ka shkëlqyer në çdo paraqitje prej që i është bashkuar Los Rojiblancos, madje ai ka statistika më të mira se Lionel Messi që ka arritur në një sezon të vetëm

Ylli i ri portugez ka shënuar apo asistuar gol në çdo 36 minuta nga total 250 minuta sa ka luajtur për Atletin në ndeshjet parasezonale.

Messi kurrë nuk i ka arritur këto shifra, madje as në sezonin 2011/12 kur ai kishte shënuar 73 gola dhe kishte asistuar 29 të tjera në 5221 minuta, me një shkallë prej një goli apo një asisti çdo 51 minuta.

Pas fitores 2-1 kundër Juventusit të Atletit, Joao tani është paraqitur në 43 ndeshje profesionale, duke shënuar 20 gola dhe duke bërë 11 asiste.

Numrat e tij janë më të mirë se Cristiano Ronaldo në 43 ndeshjet e para, i cili kishte gjetur rrjetën vetëm gjashtë herë dhe kishte bërë nëntë asiste.

19 vjeçari e ka shënuar golin e tij të parë me klubin e ri në miqësoren 7-3 kundër Real Madridit, kundër të cilëve kishte bërë edhe dy asiste.

Fitorja 3-0 kundër MLS All-Stars erdhi pastaj, me Joao që shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër, derisa ai po ashtu shënoi dy gola kundër Juventusit.

Me katër gola dhe tri asiste vetëm gjatë ndeshjeve parasezonale, e bëjnë Joao Felixin tashmë njërin prej lojtarëve që do të shkelqejë gjatë sezonit 2019/20. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje