Çmenduria e pagave/ Sa fitojnë Mesi, Ronaldo, Grizman, Neymar…

Në merkaton e kësaj vere nuk janë vetëm brerjet mbi 200 milionëshe ato që po trondisin tregun e futbollit botëror, por edhe pagat të cilat klubet u paguajnë futbollistëve të tyre më të mirë.Lionel Messi ka pagën javore bruto  më të lartë. Barcelona për Messin shpenzon më shumë se 52 milionë euro.

I dyti në listë është futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo i cili fiton bruto 49 milionë euro.I treti në listë është Antoine Griezmann, lojtari më i ri i Barcelonës. Francezi ka ruajtur të njëjtën pagë si tek Altletiko që do të thotë se katalunasit do të shpenzojnë në vit për Griezmann mbi 42 milionë euro.

Pas Griezmann në listë është rekordi i PSG, Neymar për të cilin po flitet se do të kthehet tek Barcelona gjatë kësaj vere. Neymar ka pagë vjetore mbi 39 milionë euro.

Pagë të majme ka edhe sulmuesi uruguain i Barcelonës, Luis Suarez mbi 36 milionë euro.

Lista e superpasanikëve të futbollit vazhdon me Gareth Bale’in e Real Madridit, i cili po ashtu arkëton rreth 35 milionë euro, Alexis Sanchez i Manchester United me mbi 29 milionë euro dhe Philippe Coutinho i Barcelonës me mbi 29 milionë euro.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje