Makina del nga rruga, vdes shoferi, plagoset pasagjeri

Lushnje – Një automjet ka dalë nga rruga vetëm 15 minuta pas orës 20 në vendin e quajtur “Varrezat e Ardenicës”. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit dhe është plagosur pasagjeri

Policia

Sot rreth orës 20:15, në vendin e quajtur “Varrezat e Ardenicës” shtetasi A.V, 29 vjeç, banues në Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi A.V dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi D.K, 42 vjeç, banues në Kolonjë, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje