23 vjeçari ishte therur para hedhjes në kanal

Fier – Një i ri është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”.

Viktima Florian Selimi 23 vjeç është gjetur i pajetë në një kanal në anë të rrugës me plagë thike në trup.

“Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur  pa shënja jete shtetasi Florian Selimi 23 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti” thotë policia.

Dyshimet e para janë që drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga makina dhe ekzekutuar në  kanal pranë rrugës.

Pranë kanalit është gjetur një makinë e braktisur tip “Renault”,  me targa AA641EN, me një gomë të hequr dhe kofano të hapur.

Burime policore pohuan se Selimi ne 2015 eshte ndaluar per vjedhje e diegie te nje automjeti. 23 vjecari eshte nga Tropoja por ka disa vite we banin faniljarishte ne zonen e Fierit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje