23-vjeçari i vrarë, e dogji furgonin e vjedhur për të humbur gjurmët

Fier – 23-vjeçari Florian Selimi, që u gjet i vrarë me thikë buzë një kanali në fshatin Sulaj të Fierit, është një emër i njohur për Policinë.

Katër vite më parë, kur ishte 19 vjeç, Selimi, lindur në Tropojë, banues në Sulaj, u ndalua nga Policia, pasi kishte djegur një furgon që kishte vjedhur, me qëllim për të humbur gjurmët.

Vjedhja e furgonit Benz kishte bërë në 7 janar 2015 në lagjen “Mbrostar Ferko” të Fierit.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë parë mjetin tip ‘Renault’ me targa AA 461 EN të shkatërruar, me një gomë të hequr dhe kofano e hapur. Ndërkohë, pak metra me tutje u gjet edhe i riu i pajetë, ndërsa në fyt kishte plagë nga goditja e thikës, që ka rezultuar fatale për të. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti që drejtonte i riu ka pësuar defekt, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që mund të ketë pasur mes autorit dhe viktimës. Po ashtu mësohet se i riu e përshkonte çdo ditë këtë rrugë.

Nuk dihet ende se kush dhe pse e ka qëlluar me thikë Ferkon, por si person me precedentë penalë dyshohet se para vrasjes ka pasur një konflikt me vrasin.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje