Ngjela: A ka një marrëveshje mes Ramës dhe Erdoganit për memorialin turk?!

Në lidhje me ngjarjen më të diskutuar në Shqipëri, atë të memorialit të ngritur në Tiranë për të rënët gjatë grushtit të Shtetit në Turqi, reagon edhe avokati Spartak Ngjela.

Sipas tij shqiptarëve nuk ka pse tu interesojë nëse në Turqi qeveris apo jo Erdogani.

Ngjela shkruan se meqë kryeministri nuk reagon ka një marrëveshje të fshehtë mes tij dhe Erdoganit.

“Ku e gjen të drejtën Ambasada e Turqisë për të bërë një marshim antishqiptar në Tiranë se na paska shpëtuar Erdogani nga një grusht shteti?

Ç’i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve është apo nuk është Erdogani në pushtet në Turqi! Shqiptarët as që duan t’ia dinë kë rrëzon Erdogani e kush kërkon ta rrëzojë Erdoganin.

Kryeministri Rama duhet të përgjigjet, në të kundër këtu ka një marrëveshje sekrete, e cila është krim shtetëror.

Deri tani shteti shqiptar nuk është përgjigjur. Ministria e jashtme thotë “nuk di gjë”.

Po pse, çfarë është Shqipëria, një terra nullis, tokë e askujt?

Me që qeveria shqiptare nuk pranon të përgjigjet, sepse siç duket, e di veten një këshill mbretëror me fuqi absolute, është i detyruar t’i përgjigjet opinionit publik kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: çfarë është ky memorial turk fyes për shqiptarët që vendoset në Tiranë?

Dhe të vendosë shkuljen e tij, sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan Ngjela.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje