ESKLUZIVE – Del ekspertiza/ Familjarët: Kush e vrau djalin, ku është trupi?

Familjarët e Kreshnik Beqirajt pasi kanë marr në dorë përgjigjet përfundimtare të eksperizës mjeko ligjore  ku thuhet qartë  e shkruajtur e zeza mbi të bardhë se eshtrat e gjetura në Daullas nuk I përkasin viktimës ose personit të vrarë  apo të zhdukur Kreshik Beqiraj.

Me të drejtë ata ngrenë pyetjet se: Ku është djali yn Krshnik Beqiraj? Kush e vrau? Ku është trupi I tij? Pse shteti është tallur me ne si policia apo prokuroria kaq kohë ata kan luajtur me ne? Kush fshihet pas vrasjes së tij? Pse nuk është marr në pyetje daja I tij Arben Sulaj? Pse iku ai në Belgjikë? Pse kunati I kryetares së PS bëri denoncimin në polici për zhdukjen e nipit disa ditë para se të ikte në Belgjikë?

Ata shkojnë deri aty sa pohojnë se djali I tyre Kreshnik Beqiraj u punësua në fushatën e PS në 2017. Pas përfundimit fushatës u vra u zhduk, pse?

Ja dhe vendimet

Nga kqyrjae vendit të ngjarjes ka rezultuar se ajo ndodhet në rrugën Fier-Grecalli.Në distancë150 metra nga ana lindore e kësaj rruge, u gjet në disa shkurre e ferra, një valixhe me eshtra si tënjeriut. Gjithashtu në vendin e ngjarjes në mënyrë të shpërndarë u gjetënnjë batanije, eshtra dhe pjesë skeleti dhe njëcopë indi(krahu) me një tatuazh në formë “TRIBALI.

Ngaakti i ekspertimit mjeko-ligjor nr 292 datë 28.06.2018, ka rezultuar se; “Pjesët përbërëse të skeletit siç janë kockate krahëve, parakrahëve kockat e legenit, vertebra lumbare dhe kocka të duarvejanë eshtra humane. Pjesët kockore tëshpatullave kërcinj dhe dy kockat e tjera, objekt ekspertimi, referuarkarakteristikave anatomike dhe tafanomike nuk i përkasin të njëjtit individ dhenuk kanë të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar nëse janë humane apo jo.Pjesëtkockore objekt ekspertimi nuk i përkasintë njejtit individ .Pjesët kockore të identifikuarar si humane i përkasinseksit mashkull me moshë 30 vjecar -40 vjeç dhe gjatësi shtati rreth 170 cm. Pjesët kockore të identifikuarasi humane nuk paraqesin dëmtime Koha e vdekjes është jo më shumë se,1 vit nga koha e gjetjes së eshtrave.”

Nga akti iekspertimit biologjik ADN nr. 5146 datë11.05.2018 ka rezultuar se; “Në dythikat(provë materiale 1), objekt ekspertimi, marrë në banesën e shtetasitBashkim Çaushi, nuk ka njolla gjaku njeriu.”

Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor nr294 datë 28.06.2018 ka rezultuar se: “Pjesakockore është humane por për përfitimin ose jo të profilit gjenetik të ADN duhetti drejtohen Instituti të Policisë Shkencore Tiranë pasi IML nuk kryenekzaminimin për përfitimin e profilit gjenetik të AND-seet.”

Nga akti iekspertimit biologjik ADN nr. 5147 datë 11.05.2018 ka rezultuar se ; “Mbetjet kockore(prove material 1),objektekspertimi marrë nga mbetjet skeletore ,s’kanë vlera identifikuese individuale(me metodat dhe mjetet që ne disponojmë ), me analizn e ADN-së.Aktit tëekspertimit i bashkangjitet formulari për ekzaminim të përgjithshëm dhe tabela fotografike.”

Nga akti iekspertimit biologjik ADN nr. 5766 datë 24.05.2018 ka rezultuar se ; “Në pulovrën, këmishën, mbathjet dhe qesenplastike (provë materiale 1,2,3,4), marrë në vendngjarje, objekte ekspertimi,nuk ka mbetje humane të vlefshme për identifikim individual me analizën e ADN-së.”

Ngaakti i ekspertimit biologjik ADN nr .5148 datë 11.05.2018 ka rezultuar se ; “Në çekiçin(provë materiale 1), objektekspertimi, marrë në banesën e shtetasit Bashkim Çaushi, nuk ka mbetje humane tëvlefshme për identifikimin individual me analizën e ADN-së.”

Nga akti iekspertimit biologjik ADN  nr. 5767 datë 24.05.2018 ka rezultuar se  ; “Nëbatanijen, valixhen, batanijen e hollë dhe në tamponin me mbetje humane (provëmateriale 1,2,3,4), marrë dhe fiksuar me tab. 1,2,5  në vendngjarje, objekte ekspertimi, nuk kambetje humane të vlefshme për identifikimin individual me analizën e ADN-së.”

Nga akti iekspertimit biologjik ADN nr. 5149 datë 11.05.2018, ka rezultuar se; “Në dy palët e pantallonave, bluzën,kapelen dhe kapelen (provë materiale 1,2,3,4,5), objekte ekspertimi, marrë nëbanesën e shtetasit Bashkim Çaushi , nuk ka njolla gjaku njeriu”

Nga akti i ekspertimit biologjik ADN nr.4370 datë 23.04.2018, ka rezultuar se ; “Nëveshjen e sediljes së parë të shoferit, veshjen e sediljes së pasme krahu imajtë dhe leukoplastin, objekte të këtij ekspertimi, marrë në cilësinë e provësmateriale gjatë kqyrjes së automjetit me targa AA875O nuk evidentohen njollagjaku me natyrë humane të vlefshme për identifikim, me anë të analizës së AND-së.”

ALB365 disponon materiale zyratare, dëshmi me audio e video të cilat hedhin dritë mbi këtë vrasje që për familjarët ka suport politik pasi viktima ka qënë dëshmimtar në  disa pazare për blerje votash nga PS në zg jedhjet e 2017. Materialet do botohen ditët në vijim ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje