Shqiptarët në Itali/ Paralajmëron prokurori italian

Prokurori i përgjithshëm i Catanzarro-s në Itali, Nicola Gratteri, parashikon që në Konfederatën e Mafies, ashtu si në të gjithë Evropën, mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare.

Deklaratën Gratteri e ka bërë në një intervistë dhënë për një media zvicerane, teksa jep të dhëna për lidhjet e Ngraghetas dhe grupeve kriminale në këtë vend. I pyetur për lidhjet dhe veprimtarinë e grupeve mafioze italiane në Zvicër dhe bashkëpunimin e tyre me grupet ballkanike, prokurori Gratteri parashikon se mafia e së ardhmes është ajo shqiptare.

“Unë parashikoj që në Konfederatën e Mafies, ashtu si në të gjithë Evropën, mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare,” thekson prokurori, duke e bazuar këtë qëndrim të tij me nivelin e lartë të korrupsionit në këtë vend. “Grupet kriminale janë aq të fuqishme se me paratë e tyre i janë imponuar sistemit të drejtësisë dhe gjithashtu mbarë tregut evropian të kokainës”, tha Gratteri, 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje